Baticat dhe zbaticat e Studeniçanit gjatë 2012-ës

Me realizimin e shumë projekteve si rrugët, ujësjellësi, kanalizimi, shkollat dhe ndriçimi rrugor, Komuna e Studeniçanit rrumbullakëson vitin që po e lëmë pas si një vit mjaftë produktiv dhe të suksesshëm, thotë numri një i Studeniçanit, Fati Iseni, duke numëruar projektet më të mëdha që ka arritur ti realizoj gjatë vitit 2012.

Projekte që janë realizuar:


‘Ndërtimi i rrugës Studeniçan- Magjistrjala Shkup- Kumanovë në gjatësi prej 4.5 km, filloi të ndërtohet në shtator dhe përfundoi në nëntor të këtij viti. Faza e parë është tamponuar 800 metra dhe gjithashtu është aplikuar për 1.1 km. Pastaj kur jemi tek rrugët, kemi rregulluar rrugën rrugën në Koliçan të poshtëm dhe Koliçan të epërm në gjatësi prej 1.5 km, faza e parë ka përfunduar vitin e kaluar kurse faza e dytë në qershor të 2012’ tha Iseni.

Kjo komunë ka arritur të siguroj kanalizim për dy fshatra të saj.

‘Kanalizimi në fshatin Maranë, në gjatësi prej 2.2 km, dhe kanalizimi në fshatin Batincë 2.5 km, ka filluar ka fundi qershorit ndërsa përfundoi në nëntor të 2012, dhe ka kushtuar 3.8 milion denarë’ informon Iseni.

Të gjitha vendbanimet e Komunës Studeniçan janë tërësisht të ndriçuara.

‘Me projektin për ndriçimin rrugor filluam në maj të vitit të kaluar, dhe po në maj të vitit 2012 arritëm të sigurojmë ndriçim publik në 17 vendbanimet e komunës, pasi pothuajse asnjë dritë nuk ka punuar, dhe ky projekt ka kushtuar 4.2 milion denarë’ precizon Iseni.

Projekte që kanë ngelur pa u realizuar janë:

‘Projekte të cilat kanë ngelur pa u realizuar dhe do ti realizojmë në fillim të vitit tjetër janë çerdhja për fëmijë, projekt që kushton 2 milion denarë, dhe pritet të jetë gati në vitin 2013. Pastaj ndërtimi i shkollës në fshatin Ellovë, projekt që e financon Ministria e arsimit, ka filluar ndërtimi në vitin 2011, ndërsa nuk ka përfunduar ende. Pastaj e kemi edhe projektin për ujësjellësin nga Lumi i Sallakovës që do të mbulojë 9 vendbanime, apo 85 për qind të banorëve të komunës. Do të montohen 4 mini hidrocentrale. Kemi siguruar leje nga Ministria e Ekologjisë, është kompletuar dokumentacioni i duhur, ka vendim për zgjedhjen e ofertuesit dhe së shpejti do të nënshkruhet kontrata’ njoftoi Iseni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button