RMV, DAP vazhdoi afatin për TVSH-04

Drejtoria për të Ardhura Publike i njofton obliguesit tatimorë dhe kontabilistët se afati për parashtrim të formularit TVSH-04 për periudhën tatimore prej 1 deri më 29 shkurt të këtij viti vazhdohet deri në mars të këtij viti, njofton Portalb.mk.

“Në pajtim me rekomandimet e Qeverisë së RMV-së për ndërmarrje të masave dhe aktiviteteve për preventivë nga përhapja e sëmundjes Kovid-19, Drejtoria për të Ardhura Publike informon se afati i fundit për parashtrim të TVSH-paraqitjes për periudhën tatimore prej 01.-2.2020 deri 29.02.2020  nga 25.03.2020 vazhdohet për shtatë ditë, përkatësisht afati i fundit për parashtrim të TVSH-04 paraqitjeve do të konsiderohet data 31.03.2020”, kumtoi sot DAP-i.

Zv/kryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, para disa ditëve në një konferencë për media, i prezantoi masat e Qeverisë për të mbështetur sektorin ekonomik në vend. Ajo tha se Qeveria është tërësisht e përgatitur për përballje me pasojat ekonomike të cilat do të jenë të pashmangshme dhe theksoi se do të jetë me rëndësi të madhe ridestinimi i drejtë i resurseve.

LEXO: RMV, Shërbimet inspektuese kanë realizuar 11.358 mbikëqyrje të masave qeveritare

LEXO: Shoqata “Eko Logic” organizon aktivitete joformale edukative në internet

LEXO: RMV, 6 leksione se si të caktoni termin për testim për virusin korona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button