Shoqata “Eko Logic” organizon aktivitete joformale edukative në internet

Në mënyrë që koha të përdoret në mënyrë produktive, edukative dhe krijuese, Shoqata e Qytetarëve “Eko Logik”, përmes projektit “​​Velo shkollat” ka filluar të inkurajojë prindërit, fëmijët, mësuesit dhe edukatorët që të përfshihen në aktivitete joformale që mund të shërbejnë si plotësim i aktiviteteve aktuale me programe shkollore velo-aktivitete, eko- aktivitete për fëmijë me nevoja të veçanta, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Përmes përdorimit të një onlajn vegle, përkatësisht Google Drive, personat e interesuar do të kenë mundësi për të zbatuar aktivitete dhe ushtrime të përshtatura për kushte shtëpiake. Por në të njëjtën kohë, dëshirojmë të inkurajojmë dhe motivojmë të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe prindërit që të japin kontributin e tyre dhe të pasurojnë përmbajtjen e platformës duke shtuar aktivitetet e tyre edukative në shumë fusha “, ka informuar “Eko Logik”.

Si pjesë e aktiviteteve të rregullta të Eko Logik dhe “Velo shkollave”, do të krijohen dhe do të publikohen sfida kreative për fëmijët, por dhe për familje të tëra. Aktualisht ekziston një sfidë për libërth xhepi me fotografi “Transferoni vizionin dhe imagjinatën tuaj, është koha për një krijim të ri!”

“Qëllimi i kësaj sfide është të stimulojë krijimtarinë artistike dhe letrare të fëmijëve, duke shprehur talentin personal dhe duke shkëmbyer ide, duke menduar për një mjedis të shëndetshëm në të ardhmen. Presim që në këtë mënyrë të jemi në gjendje ta zbukurojmë këtë periudhë të pazakontë në të cilën u gjetëm të gjithë. Shpresojmë që më të rinjtë do të motivohen për të krijuar vepra kreative, duke i zhvilluar aftësitë e tyre ekzistuese, të edukohen për tema mbi mjedisin jetësor dhe çiklizmin, përmes aktiviteteve të ndryshme, por edhe për të zbatuar lojëra dhe aktivitete edukative në shtëpi me prindërit e tyre” thuhet në vazhdim të komunikatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button