Kryeministri i Japonisë sugjeroi shtyrjen e Lojërave Olimpike

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka propozuar shtyrjen e Lojërave Olimpike – Tokio 2020, pasi bota është duke u ballafaquar me ndikimin e koronavirusit të ri (COVID-19), sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Abe “zhvilloi bisedime telefonike me Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, lidhur me mundësinë e shtyrjes të Lojërave Olimpike të Tokios këtë verë në përputhje me axhendën pasi pandemia e koronavirusit vazhdon”, raportoi Kyodo.

”Abe supozohet t’i ketë thënë Bach se nëse lojërat shtyhen, ato duhen riplanifikuar brenda më pak se 12 muajsh, tha një burim i qeverisë japoneze”, thuhet më tej.

Në një seancë parlamentare të hënën, Abe sugjeroi shtyrjen e lojërave, pasi ngjarja nuk mund të zhvillohet në rrethanat aktuale.

“Nëse është e vështirë t’i zhvillojmë lojërat në formatin e plotë, ne duhet të vendosim t’i shtyjmë, duke i dhënë përparësi kryesore shëndetit të atletëve”, tha ai.

Virusi, i cili u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 169 vende dhe rajone në mbarë globin.

Numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në pothuajse 384 mijë.

Deri më tani afro 102.000 njerëz të diagnostikuar me COVID-19 janë shëruar nga sëmundja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button