RMV, 6 leksione se si të caktoni termin për testim për virusin korona

Caktimi për marrjen e mostrave për testim të virusit korona, prej dje kryhet edhe nëpërmjet mjekut amë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Portalb ua sjellë më poshtë udhëzimet e Ministrisë për caktimin e testimit për virusin korona në rast nevoje:

  • Leksioni 1

Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, fillimisht lajmërohuni te mjeku nëpërmjet telefonit: kollë të thatë, temperaturë të lartë ethe ose frymëmarrje të rënduar

Për shkak të mbrojtjes së shëndetit personal dhe publik, pacientët nuk guxojnë që të shkojnë në ordinancë, por të lajmërohet në telefon te mjeku.

  • Leksioni 2

Mjeku amë u parashtron dhjetëra pyetje qytetarëve, ata përgjigjen. Në pajtueshmëri të anketës epidemiologjike, treguesi elektronik i algoritmit tregon nëse është i nevojshëm testimi ose dhe nëse po, atëherë tregon edhe shkallën e urgjencës.

Apelohet që qytetarët të japin përgjigje të sakta për anketën epidemiologjike në interes të shëndetit publik dhe prioritetin e saktë për testim. Gjithashtu apelohet që të lajmërohen vetëm nëse kanë simptoma, të mos bëhet mbingarkesë e sistemit pa nevojë.

  • Leksioni 3

Në rast se duhet që të kryeni testim, mjeku amë e cakton testimin nëpërmjet “Termini im” në ndonjë prej pikave për testim sipas vendit ku jeton pacienti. Pa caktim, nuk është e mundshme që të kryhet testim dhe për atë qytetarët paralajmërohen që të mos shkojnë vetë në pikat e testimit pa caktuar termin.

  • Leksioni 4

Në terminin e caktuar nuk duhet që të shkohet te mjeku amë që të merret ndonjë vërtetim, qytetarët duhet që të shkojnë direkt te qendra e testimit që të testohen. Ata duhet që të mbajnë pajisje mbrojtëse dhe sipas mundësisë të mos vijnë me transport publik.

  • Leksioni 5

Pas marrjes së mostrave dhe testimit përkatëse, për rezultatet do të njoftohen dhe në pajtueshmëri me gjendjen do të merren vendime për mjekimin e mëtutjeshëm në klinikë, spital ose në kushte shtëpie, ndërkaq do të jenë në komunikim të përditshëm me mjekët amë dhe me infermieret dhe mjekët nga Klinika Infektive.

  • Leksioni 6

Në funksion të mbështetjes së qytetarëve është edhe numri falas i Qendrës së Ministrisë së Shëndetësisë 0800 002 03 në të cilin mund të merrni informata shtesë në lidhje me atë se si të caktohet testimi, por edhe rekomandime tjera në lidhje me virusin korona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button