Shkup, rrahin shitësen dhe ia marrin fitimin e ditës

Dy vjedhës mbrëmë rreth orës 19.30 kanë rrahur shitësen në shitoren tek bulevardi AVNOJ në Shkup, informojnë nga policia.

Ata kanë sulmuar dhe rrahur shitësen me shkop druri, i kanë vjedhur fitimin e ditës nga arka dhe kanë ikur. Shitësja është dërguar në spital, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të lehta në trup dhe pas kontrollimit është lëshuar në shtëpi. Policia i kërkon vjedhësit dhe punon në zbardhjen e rastit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button