Ministri Venko Filipçe nuk operon natën

Burimi: KriThink 

Në grupin në Facebook për mbështetje të ministrit të shëndetësisë, neurokirurgut, Dr. Venko Filipçe, si dhe në profilin privat të një anëtari të këtij grupi, është shpërndarë një fotografi e ministrit në sallën e operacionit, dhe në përshkrimin e fotografisë thuhet se ai ishte duke operuar dhe se shpëton jetë ndërsa dikush tjetër fle. Informacioni, megjithëse afirmuese për imazhin e ministrit, nuk është i vërtetë.

Foto nga lajmi

Linku deri te artikulli origjinal: Dhe ndërsa dikush është duke fjetur, ministri operon dhe shpëton jetë HERO!!!

Data dhe koha e publikimit: 19.3.2020

Data e recensionit: 21.3.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

Në këtë rast të bëhet fjalë për një qëllim të qartë për ta lavdëruar dhe mbështetur ministrin, por me informacion të gabuar të shoqëruar edhe me një fotografi. Fotografia është e vërtetë, por përshkrimi i jep kontekstin e gabuar, se ministri Venko Filipçe operon gjatë natës, ndërsa ditën merret me virusin Kovid-19. Ilustrimi me këtë përshkrim, gjegjësisht dezinformatë, u përhap me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale, përjetoi një viralitet të madh – është shpërndarë 57 herë, edhe atë për herë të parë në grup: “Edhe unë jam Venko Filipçe, mbështetje.” Vetëm në këtë grup, ka mbi dhjetë mijë anëtarë aktivë që shpërndajnë lavdërime për ministrin dhe kohë pas kohe informacione për koronavirusin.

Por, kjo dezinformatë, që është përhapur pa qëllim dashakeq nga një përkrahës i ministrit, së shpejti u mohua edhe zyrtarisht.

Siç thekson edhe vetë Filipçeja, fotografia është bërë në vitin 2019, dhe për momentin, ai është plotësisht i përqendruar në përballjen me koronavirusin.

Është interesante të theksohet se jo gjithmonë informacionet e pavërteta kanë për qëllim të shpifin për ndonjë person publik, ato shpesh herë synojnë ta paraqesin atë në mënyrë afirmative para publikut. Por, funksionarët publikë janë ata që vendosin se është shumë e rëndësishme të jesh plotësisht transparent dhe të mos shfrytëzohen dezinformatat e tillë për pikë politike.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button