David Cameron dëshiron ta shohë Maqedoninë në BE

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron në një deklaratë për media ka folur për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ai e ka veçuar Maqedoninë si anëtare të re të cilën dëshiron ta shohë sa më shpejtë si pjesë e familjes evropiane. 

Në pyetjen se sa i madh duhet të jetë Bashkimi Evropian, ai ka thënë se Evropa duhet të shtrihet nga Atlantiku deri në malin Ural dhe t’i përfshijë të gjitha ata vende të cilat momentalisht kanë aplikuar, siç janë vendet e Ballkanit perëndimor. 

“Shumë do të kisha dashur t’i shoh në BE Maqedoninë dhe vendet tjera. Një prej sukseseve më të mëdha të BE-së është se vendet të cilat u anëtarësuan në BE e kanë përforcuar demokracinë e tyre dhe besimet e tyre në tregun e hapur dhe të lirë. Kjo ishte një politikë mjaft e suksesshme”, tha Cameron./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button