Ndërroi jetë babai i “Asterix” në moshën 92-vjeçare

Autori i famshëm francez i librit të tij komik “Asterix”, dhe ilustruesi Albert Uderzo, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA). 

Familja e tij konfirmoi vdekjen e shkrimtarit legjendar të martën.

Uderzo u raportua se kishte vdekur nga një sulm në zemër në gjumë.

“Asterix” për herë të parë doli në vitin 1959 në revistën franceze PIlote, të shkruar nga René Goscinny dhe ilustruar nga Albert Uderzo. Botimi shënoi 60 vjetorin e tij vitin e kaluar.

Pas vdekjes të Goscinny në vitin 1977, Uderzo mori përsipër shkrimin deri në vitin 2009.

Seria, e cila u bazua në luftëtarët Galian përplot me aventura dhe që luftuan kundër Perandorisë Romake gjatë epokës së Julius Caesar-it u përkthye në më shumë se 100 gjuhë duke shitur më shumë se 380 milion kopje në të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button