Futbollisti shqiptar tregon gjendjen e tij pas infektimit me COVID-19

Futbollisti shqiptar, Valdrin Mustafa, para disa ditësh njoftoi se ishte infektuar nga koronavirusi, në Hanover, gjatë një ndeshjeje futbolli, shkruan Class.

Përmes rrjetit social Facebook, ai bëri të ditur se gjendja e tij shëndetësore është shumë më e mirë dhe pas pak ditësh, do t’i nënshtrohet edhe një testi përfundimtar, për të kuptuar nëse e ka mposhtur apo jo përfundimisht virusin.

Mustafa ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë forcë dhe shpresë, në këto ditë të vështira.

.

Të dashur miq. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për të gjitha mesazhet tuaja, që në këtë kohë të vështirë më kanë dhënë forcë dhe shpresë, mua dhe familjes time. Dua t’ju informoj gjithashtu që tani unë jam mirë dhe shpresoj që pas testit final që do ta bëj në ditët në vijim, do mund të tregoj që edhe këtë sfidë e mbarova me sukses”.

.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button