Peticion: Mbi 36.000 qytetarë të RMV-së kërkojnë dekret për tarifë të lirë të rrymës

Mbi 36.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kërkojnë që derisa është gjendja e jashtëzakonshme në shtet, duhet që të ketë tarifë të lirë të rrymës elektrike, njofton Portalb.mk.

“Rreziku i shpejtë për përhapjen e virusit Covid 19 është një realitet. Prandaj, i mirëpresim masat shëndetësore të marra nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe urdhrat për izolimin e popullatës. Në të njëjtën kohë, ne po theksojmë rrezikun e një problemi të ri, përkatësisht krizën sociale dhe varfërinë që do të shkaktohen nga masat e kujdesit shëndetësor nëse nuk ndiqen me kohë me masa sociale”, thuhet në peticion.

Sipas tyre, izolimi i detyruar nënkupton një qëndrim të detyrueshëm në shtëpi për pothuajse tërë ditën dhe natën.

“Kjo do të thotë kosto më e lartë (faturat më të larta të energjisë elektrike, ujë, ngrohje, etj.). E gjithë kjo në një situatë kur qytetarët kanë mbetur pa punë për shkak të mbylljes së një pjese të madhe të prodhimit dhe të të gjitha aktiviteteve të shërbimit. E gjithë kjo në një situatë ku pritet që të ketë familje pa një të punësuar në këtë periudhë. Prandaj, ne nxisim qeverinë të përdorë gjendjen e jashtëzakonshme duke miratuar një seri rregullash ligjore për të ndihmuar popullsinë përmes transferimeve sociale. Por përpara se ato të miratohen, duhet të merren masa urgjente menjëherë! Në radhë të parë është futja e një tarife të lirë për energjinë elektrike gjatë gjithë ditës, me qëllim parandalimin e efektit negativ ekonomik të izolimit të vetvetes – sasi të rritura në faturat e energjisë elektrike. Ne besojmë se kjo masë mund të merret menjëherë!”, shtojnë më tej në peticion.

KLIKO PËR TË NËNSHKRUAR

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga data 18 mars 2020 dhe do të zgjatë 30 ditë.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button