Fillon sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit

Sonte në orën 19.00 në mënyrë solemne do të hapet sezoni i ri i skijimit në Kodrën e Diellit. Skijimi i parë gjatë mbrëmjes do të jetë falas për të gjithë dashamirët e sporteve dimërore.

Për sezonin e skijimit 2012/2013 teleferiku do të jetë në funksion. Çmimet për shfrytëzimin e të njëjtit janë njëlloj sikurse vitin e kaluar, gjegjësisht, bileta ditore do të kushtojë 900 denarë, ajo gjysmë ditore 700, ndërsa bileta javore 5.700 denarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button