Në mëngjes u kthyen 63 shtetas të RMV-së nga Mali i Zi, janë dërguar në karantinë të detyruar

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka informuar se në bashkëpunim me MPJ-në e Malit të Zi sot në mëngjes ka organizuar kthimin e 63 shtetasve të Maqedonisë së Veriut në vendin e tyre, me një autobus dhe 19 automjete dhe të nijetit janë vendosur në karantinë të obligueshme, në pajtueshmëri me masat për mbrojtje nga pandemia, njofton Portalb.mk.

Njëkohësisht, me autobus në vendlindjen e tyre janë kthyer 15 shtetas malazez.

Ministria e Punëve të Jashtme i ka falënderuar autoritetet malazeze dhe kosovare për bashkëpunimin, transitin e papenguar dhe solidaritetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button