Pendarovski: Vetizolimi është parandalimi më i mirë kundër koronavirusit, t’u ndihmojmë të pafuqishmëve dhe të sëmurëve

Presidenti Stevo Pendarovski u dërgoi sot një mesazh qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me mbrojtjen dhe përballjen me pasojat e përhapjes së KOVID-19. Në fjalimin e tij, presidenti Pendarovski thotë se vetizolimi është parandalimi më i mirë kundër virusit dhe bën thirrje për t’u ndihmuar të sëmurëve dhe më të moshuarve.

“E di që çdo ditë jeni të mbingarkuar me informata dhe konferenca për shtyp për përhapjen e epidemisë dhe plotësisht e kuptojë frikën për shëndetin e juaj dhe shëndetin e të afërmve të juaj. E kuptoj edhe shqetësimin e juaj nga lajmet jo të mira si edhe zgjerimin e masave restriktive. Edhe unë vetë i kam dëgjuar nuk e di se sa herë thirrjet nga kompetentët që të rrimë në shtëpi dhe ti ikim kontaktit fizikë me rrethin. Megjithatë, për gjithë këtë ka arsye të madhe”, theksoi Pendarovski në fjalim.

Në 20 vitet e kaluara kemi kaluar nëpër shumë gjëra të vështira, por, të jem i sinqertë, kështu armiku vdekjeprurës, deri tani, nuk kemi pasur, transmeton MIA.

“Para ca ditëve për here të parë vendosëm gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa pardje, gjithashtu, për here të parë, orë policore në tërë territorin, ku policia dhe ushtria i kontrollojnë hyrjet dhe daljet në të gjithë vendbanimet”, tha Pendaovski.

Siç theksoi mjekët, infermieret, ushtarët, policët dhe vullnetarët janë çdo ditë në punë.

“Në mirëmbajtjen stabile të sistemit kontribut të madh japin edhe të punësuarit në tregti, transport, veprimtaritë shërbyese, të cilët edhe përskaj situatës kritike qëndrojnë në vendet e tyre të punës”, potencoi shefi i shtetit.

Pendarovski tha se përderisa e gjithë bota është në kërkim të vaksinës dhe ilaçit, vetizolimi është parandalim më i mire kundër virusit.

E di se e keni vështirë, por, patjetër ti mbrojmë jetët tona, dhe të ju ndihmojmë të pamundërve dhe më të moshuarve. Nuk kemi opsion tjetër këtë periudhë vetëm se të mbahemi. Ju lutem, mos ju bjerë morali, të gjithë së bashkë do ja dalim!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button