Për 24 orë në Kroaci janë regjistruar 74 tërmete

Nga tërmeti i parë me fuqi prej 5,5 ballë sipas Rihterit që e goditi Zagrebin dhe rrethinën ditën e diel në mëngjes, e deri në mesnatën e së hënës, shërbimi sizmologjik kroat ka regjistruar gjithsej 74 tërmete të tjera, shkruan MIA.

Më shumë tërmete, madje 42, ishin me intensitet prej dy ballëve sipas Shkallës së Rihterit.

Edhe 23 dridhje të regjistruara ishin me intensitet prej 2 deri në 3 ballë, gjashtë tërmete ishin prej 3 deri në 4 ballë, një ishte në kufi prej pesë, ndërsa i pari ishte 5,5 ballë.

Tërmetin e fundit e kanë ndjerë qytetarët e Zagrebit dhe rrethinës mbrëmë në orën 20:49 minuta dhe ishte me fuqi prej 2,7 ballëve sipas Rihterit me epiqendër jo më larg se Markushevac, ku intensiteti ishte prej 3 deri në 4 ballë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button