Simptoma e re e virusit korona: Anosmia ose humbja e ndjenjës së të nuhaturit

Simptomat e COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, tashmë dihet se janë temperatura, kollitja dhe vështirësi në frymëmarrje. Otorinolaringologët tani paralajmërojnë për një simptomë tjetër që besojnë se ka të bëjë me virusin – humbja e ndjenjës së të nuhaturit, shkruan Panacea.mk.

Anosmia është humbja e papritur e ndjenjës së të nuhaturit, por pa bllokim të hundës, që ndonjëherë pasohet nga humbja e ndjenjës së të shijuarit. Disa pacientë me COVID-19 kanë raportuar ansominë si një nga simptomat, thekson Dr. Jerome Salomon nga Ministria e Shëndetësisë në Francë.

Në rast të anosmisë, duhet menjëherë të kontaktohet mjeku amë dhe të shmanget vetë-trajtimi, paralajmëron Dr. Salomon.

Sidoqoftë, simptoma është shumë e rrallë dhe zakonisht paraqitet te pacientët më të rinj me pamje të lehta klinike të COVID-19. Sidoqoftë, shoqata franceze e otorinolaringologëve bën thirrje që t’i kushtohet vëmendje edhe kësaj simptome.

.

“Ekziston një lidhje e dukshme midis anosmisë dhe virusit. Jo të gjithë pacientët me COVID-19 zhvillojnë anosmi, por të gjithë pacientët e izoluar me këtë gjendje pa inflamacion lokal ishin pozitivë ndaj koronavirusit. Njerëzit që përjetojnë anosminë duhet të izolohen”, argumenton Jean-Michel Klein, president i Shoqatës Kombëtare të Otorinolaringologëve.

Ai vë në dukje se terapia klasike e anosmisë me kortikosteroid në këtë rast nuk duhet të përdoret sepse do të zvogëlojë reagimin imunitar të trupit ndaj virusit. Ekspertët gjermanë dhe amerikanë kanë arritur në një përfundim të ngjashëm, duke e lidhur anosminë me koronavirusin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button