fbpx

Nimetz në janar viziton Shkupin dhe Athinën

Ndërmjetësuesi në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin për emrin, ambasadori Metthew Nimetz, do të udhëtojë në rajon më 8 janar.

U paralajmërua se Nimetz në Athinë dhe në Shkup do të ketë takime me përfaqësues të lartë të qeverive të të dy vendeve, me qëllim që të përshpejtohet procesi për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dy palët të kontestit për emrin.

Sipas paralajmërimit nga shërbimi për marrëdhënie me opinionin të Kombeve të Bashkuara, vizita do të jetë vazhdim i bisedimeve të cilat Nimetz i ka pasur me dy ndërmjetësuesit për zgjidhjen e kontestit, Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis, në New York në nëntor.

Nimetz në shtator në New York, gjatë kohës së Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka pasur takim edhe me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe shefin grek të diplomacisë Dimitris Avramopullos, të cilët u takuan edhe me sekretarin e përgjithsahëm të KB-së, Ban Ki-Moon./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button