Qeveria e Kosovës vendosi për orën policore: Vetëm 8 orë lëvizje

Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga nesër të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve, si masë për mbrojtje nga koronavirusi, mëson KOHA nga burimet.

Në mbledhjen online të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur në orët e vona të së hënës, është vendosur që lëvizja të kufizohet nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe nga 20:00 deri në 6:00.

Qeveria ka marr disa masa për ndalimin e përhapjes së Covid-19, por kjo e fundit vlerësohet më e ashpra deri më tash.

Deri në orët e vona të së hënës, numri i të infektuarve në vend është 35. Dje, u shënua viktima e parë si pasojë e Covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button