KOVID-19: Transporti publik urban në Shkup si bombë e kurdisur

E hënë, dita e parë pas fillimi të aplikimit të orës policore. Mbaroi këtë mëngjes në ora 6, kur qytetarët kishin mundësi të dalin prej shtëpive. Ora policore dhe masat e jashtëzakonshme, pjesës dërmuese të njerëzve ua ka ndryshuar përditshmërinë. Nxënësit dhe studentët janë në shtëpi, u mbyllën të gjitha objektet hotelerike, qendrat tregtare dhe shumë veprimtari tjera hotelerike. Pjesë e madhe e qytetarëve e “transferuan punën në shtëpi”, por ka edhe të tillë që patjetër duhet të shkojnë në punë. Përveç të punësuarve në shëndetësi, policisë, ushtrisë, shërbimit të zjarrfikësve, aty janë edhe punonjësit në dyqanet për ushqim, barnatoret, si dhe fabrikat, ku procesi i prodhimtarisë nuk ndalet.

“Çdo mëngjes duhet të marr dy autobusë për të mbërri në punë. Jetoj në Pinti, vendin e punës e kam në një fabrikë në Vllae. Ne, sektori privat shkojmë në punë dhe për neve që udhëtojmë me autobus rregullat për mbrojtje është e pamundur të respektohen. Në kushte normale ishte e pamundur t’u bëhet ballë shtyrjeve, por tani jo vetëm që janë më të mëdha, por autobusët tani janë si bombë e kurdisur për përhapje të koronavirusit”, thotë për IRL Valentina S. nga Shkupi.

Valentina, por edhe shumë qytetarë të tjerë të cilët shkojnë në punë me autobus, janë të frikësuar se transporti urban mund të bëhet burim i bartjes së koronavirusit në kryeqytet. Pjesa më e madhe e njerëzve të cilët për momentin e përdorin transportin urban, pastaj shkojnë në kapacitetet industrial ku punojnë me qindra, madje edhe me mijëra njerëz.

Të shtunën, kur Qeveria, vendosi të shpall aplikimin e orës policore, kryeministri Oliver Spasovski si një nga masat që do të ndërmerren ka thënë se do të jetë numri zvogëluar i udhëtarëve në transportin urban dhe ndërurban.

“Të organizohet transporti ndërurban dhe publik me kufizim të kapacitetit për transport të udhëtarëve për 50% në automjet, ose me mbajtje të detyrueshme të distancës prej së paku dy metra mes udhëtarëve”, ka thënë Spasovski.

Mirëpo, aplikimi i orës policore ka shkaktuar edhe zhvendosje të itinerareve të autobusëve në Shkup. Në vend të orarit të mëparshëm nga ora 5 të mëngjesit deri në mesnatë, për shkak të ndalesës për lëvizje të popullatës, autobusët e qytetit fillojnë me punë nga ora 6. Linjat e fundit nisen më së voni deri në 20:20 për të mbaruar para orës 21 kur fillon ora policore. Kjo praktikisht do të thotë se qytetarët të cilët kanë shkuar në punë para orës 6, tash do të duhet ta presin autobusin e parë që niset pas mbarimit të orës policore. Dhe atëherë, në periudhën nga ora 6 deri në 7.30 është piku më i madh në autobusët. Jo vetëm u zvogëluar orari i punës në NQP, por prej dje itinerari është i ditës së shtunë, përkatësisht me linja të reduktuara.

“Nuk e kam të qartë përse NQP-ja nuk e adapton itinerarin me rrethanat e reja. Sot në mëngjes isha e detyruar të zbres nga autobusi dhe të eci 3 km deri në punë, që të mbërrij në punë dhe t’u shmangem autobusëve të stërmbushur”, thotë bashkëbiseduesja jonë Valentina nga Shkupi.

Në rrjetet sociale janë paraqitur fotografi nga një stacion policor, me autobusin numër 22, në të cilin nuk ka vend për të gjithë qytetarët. Pjesë e tyre janë me maska, një pjesë nuk mban as dorashka, asnjë mbrojtje.

Në pyetjen e IRL nga NQP Shkup thonë se kompania nuk vendos në mënyrë të pavarur për mënyrën si të organizohet transporti publik në situatën aktuale, përkatësisht transporti funksionon në pajtim me vendimet dhe rekomandimet e institucioneve kompetente për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

“Tash më disa ditë autobusët qarkullojnë me itinerar të së shtunës, përkatësisht itinerari është reduktuar nga ai i zakonshmi, duke e pasur parasysh numrin e konsiderueshëm të zvogëluar të udhëtarëve që është rezultat i pezullimit të procesit arsimor (biletat e anuluara falas për gjimnazistët dhe studentët, si dhe transporti falas për personat të rritur ditën e martë, të premte, të shtunë dhe të diel), si dhe apelet për shfrytëzim racional të transportit. Përjashtim janë disa itinerare, për të cilat situata në terren ka imponuar i njëjti të mos zvogëlohet”, kanë komunikuar nga NQP Shkup.

Prej atje thonë që rregullisht e ndjekin situatën në terren, në koordinim me institucionet tjera të cilat vendosin për rekomandimet si të reagohet në situatën e re të krijuar.

Foto: Rrjete sociale 23 mars 2020

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, në pyetje të IRL nëse mendon për pezullim të transportit urban, shkurtë u përgjigj.

“Sot është dita e pare dhe ne jemi duke i pranuar të dhënat, i analizojmë. Nesër, maksimum pasnesër pres të kemi transport të ekuilibruar publik’, na deklaroi Shilegov.

Nga NQP-ja sot pasdite vendosën të kthejnë disa linja, përkatësisht siç thonë përforcim në orët e mëngjesit për nisjet e para.

“Prej nesër, e martë (24.03.2020), në linjat 2, 5, 11, 22, 57, 61, 62, 63 dhe 67, në orët e mëngjesit do të qarkullojnë numër i zmadhuar i automjeteve, me qëllim të shmanget pikat që janë regjistruar sot në mëngjes në orët të ngarkuara”, theksuan nga NQP Shkup.

Shifra e përgjithshme e pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 sot deri në ora 12.00, është 136, nga të cilët 1 është shëruar 2 kanë ndërruar jetë.

Sipas vendit të banimit, më së shumti ka në Shkup – 81 raste, nga të cilët 25 janë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë në mjekim shtëpiak.

Pas Shkupit, më së shumti pacientë ka në Dibër (40) – nga të cilët 1 ndërroi jetë, pastaj në Shtip (7), Kumanovë (3) –  nga të cilët 1 i vdekur, Kavadarci (2), Ohër (2) – nga të cilët 1 person është nga Shkupi, ndërsa në izolim në Ohër dhe Gostivar ka nga (1).

LEXO: Nesër fillon orari i ri për transportin publik, pas ndryshimeve të Qeverisë për orën policore

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button