Të rinjtë nuk janë imun ndaj Kovid-19 tregon statistika në nivel botëror

Ema dymbëdhjetë vjeçe nga Atlanta lufton për jetë, pasi rezultatet kanë treguar që është pozitive ndaj koronavirusit, njoftojnë mediat amerikane. Vajzës i është diagnostikuar pneumoni më 15 mars, ndërsa informatat e para janë që ajo nuk ka udhëtuar dhe ende nuk është e njohur si është infektuar nga virusi, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Nga Organizata Shëndetësore Botërore (OSHB) pa ndërprerë apelojnë që të rinjtë të shmangin grumbullimin në grupe, me qëllim të mos vjen deri në përhapje të infektimit tek personat më të moshuar dhe më të lëndueshëm.

“Kam një mesazh për të rinjtë: nuk jeni të pamposhtur. Ky virus mund t’ju fut në spital me javë, madje edhe t’ju vret”, deklaroi Tedros Adanom Gebrejsus, drejtor i përgjithshëm i OBSh-së.

Megjithëse në fillim besohej se nga virusi sëmuren vetëm personat më të moshuar, megjithatë, të dhënat statistikore në nivel global tregojnë se askush nuk është i kursyer në betejën me korona virusin. Në Kanada ka rast me foshnje të infektuar  dhe foshnja ka qenë e transferuar në spital në Toronto.

Ekspertët prej anembanë botës pajtohen se të rinjtë duhet të qëndrojnë në shtëpi, për shkak se ata janë të ekspozuar ndaj rrezikut, njëjtë sikur edhe gjithë të tjerët.

“Rreziku nga vdekja prej koronavirusit rrallë shfaqet te të rinjtë, me shkallë të ulëta të vdekshmërisë nën 1%, por nuk mund të parashikoni kush do të ketë komplikime fatale ose të rëndë”, deklaroi Greg Poland, profesor për sëmundje infektive në Klinikën Majo në Minesota.

Kryetari i Asociacionit të mjekëve dhe specializantëve të rinj, dr. Nenad Llazarov, është i prerë që askush nuk është imun ndaj koronavirusit.

“I gabuar ishte interpretimi dhe imazhi që u krijua në opinion se të rinjtë janë imun ndaj Kovid-19. Askush nuk është imun. Në botë ende nuk është dëshmuar rezistencë natyrore. Madje ndodh që ndonjë të infektohet, e më vonë të shërohet, e pastaj sërish të infektohet nga virusi. Ky nuk është rast si sëmundja e fruthit, një herë në jetë i kemi dhe pastaj bëhemi rezistent ndaj saj. Prandaj është e rëndësishme t’u shpjegohet të rinjve se edhe ata mund të sëmuren nga virusi. Bëhet fjalë për sëmundje serioze të organeve të frymëmarrjes, ky nuk është grip i zakonshëm i cili te të rinjtë do të kalojë vetëm me rrjedhje të hundës dhe kollitje”, shtoi Llazarov.

Hulumtimet mjekësore tregojnë se të rinjtë që do të infektohen me koronavirus kanë pasqyrë klinike më të lehtë, për dallim nga më të moshuarit, sqaron doktori.

Për faktet flasin edhe të dhënat nga raporti i qendrës kineze për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve. Në fund të 11 shkurtit 2020, është përcaktuar që prej 72.314 persona të infektuar, 549 prej tyre janë në moshën prej 10 deri 19 vjeç. Ndërsa 3.619 janë në moshën prej 20 deri 29 vjeç.

Të dhënat e analizuara nga rastet e paraqitura nga 49 shtete, qarku Kolumbia dhe tre territore të SHBA-së në Qendrën për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve tregojnë rezultate të ngjashme. Në periudhën nga 12 shkurt – 16 mars, statistika tregon që 29% nga 2.449 persona kanë qenë në moshën prej 20 deri 44 vjeç. Kurse në Korenë Jugore, deri më 19 mars ka pasur 8.565 raste të vërtetuara. Gjashtëdhjetë përqind e të infektuarve janë gra, ndërkaq pothuaj një e treta e rasteve janë persona në moshën ndërmjet 20 dhe 29 vjeçe.

Stefani Spirovska, kryetare e Forumit Rinor Arsimor (FRA), thotë që sjellja e të rinjve nuk befason, për shkak se janë të futur në dinamikë të re të funksionimit. Ata janë të mësuar të funksionojnë në grupe, kurse tani janë në situatë në të cilën gjenden në hapësirë me mundësi të kufizuara, thotë ajo. Nuk është e sigurt se sa rekomandimet arrijnë deri te të rinjtë, e këtë e vlerëson si segment të rëndësishëm në këtë situatë.

Stefani Spirkovska

“Do të thosha që rol kritik kanë edhe mediat. Duhet të kenë parasysh që kur raportojnë dhe i adresojnë këto përmbajtje, ato duhet të arrijnë edhe tek më të rinjtë. Këtu fjala është për atë grup të filloristëve dhe gjimnazistëve të cilët në këtë moment, situatën e kanë kuptuar si pushim, e jo si rrezik serioz për shëndetin personal dhe atë kolektiv. Gjithashtu, duhet të ketë komunikim të vazhdueshëm ndërmjet mësimdhënësve – prindërve dhe fëmijëve” – thotë Spirkovska.

Sa do të jetë e natyrshme dhe e pritur, të rinjtë të jenë të rebeluar dhe më vështirë t’i pranojnë restrikcionet që aplikohen, shumë është e rëndësishme të sugjerohet që ato janë në interes të të gjithëve dhe kanë një qëllim të vetëm – parandalim të përhapjes së koronavirusit.

“Atë që autoritetet botërore tash më e kanë të qartë është fakti që me të rinjtë edhe këtë herë duhet të komunikohet si me partnerë të barabartë. T’u prezantohen faktet, pasojat, të inkuadrohen në proceset dhe prej tyre të kërkohet, siç bëhet me të rriturit ose të moshuarit, të thirren për të ndihmuar dhe të japin mbështetje në gjithë procesin”, deklaroi eksperti për media sociale, Bojan Kordallov.

Ai i vlerëson si pozitive videot dhe informatat e krijuara të cilat pothuaj tërë javën i ndjekim në rrjetet sociale, kurse drejtpërdrejtë u adresohen të rinjve, veçanërisht atyre të gjeneratës Z (të lindur pas vitit 1997 dhe veçanërisht atyre të cilët kanë lindur në mileniumin e ri).

“Informata dhe porosi të këtilla ka nga autoritetet shëndetësore botërore, politikanë elitar, por edhe personalitete tjera me ndikim. Qëllimi është të prezantohet e tërë situate dhe rëndësia për t’u përballur me këtë krizë, luftë e cila assesi nuk mund të fitohet pa të rinjtë”, shton Kordallov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button