Thaçi: Daçiçi u lut të mos ia kërkojmë njohjen

Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se dialogu do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Sa i përket platformës së presidentit serb Tomislav Nikolic, e cila platformë parasheh një entitet të veçantë territorial për veriun e banuar me serbë në Kosovë, kryeministri ka ripërsëritur se ky dokument është në vazhdën e elaborateve të njohura serbe në histori, të cilat kanë sjellë vetëm fatkeqësi në Ballkan, por që kanë dëmtuar edhe vetë Serbinë.

Në një intervistë për televizionin “Klan Kosova”, i pyetur rreth nivelit të bisedave me homologun e tij serb Ivica Dacic në Bruksel, kryeministri Thaçi ka deklaruar se Dacici është i vetëdijshëm se pavarësia e Kosovës është një akt i kryer dhe se homologu serb i është lutur atij që të mos ia kërkojë njohjen tani.

“Ai na është lutur të mos ia kërkojmë njohjen”, ka thënë Thaçi, duke mos përjashtuar mundësinë që një gjë e tillë të ndodhë në një të ardhme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button