Komiteti Helsinkit: Nuk është i qartë qëllimi i orës policore, nëse parqet dhe vendet për rekreacion janë përplot gjatë ditës

Për Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriut është i paqartë qëllimi i ndalimit radikal për lëvizje të popullatës në periudhën nga ora 21 deri në ora 6 çdo ditë dhe emërtimi i kësaj mase si “orë policore”, nëse gjatë ditës parqet, terrenet e rekreacionit dhe hapësirat tjera publike mbeten vendet kryesore ku njerëzit grumbullohen në grupe të mëdha, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Mundësia për përhapje të virusit është njëjtë e madhe në çdo pjesë të ditës, prandaj është me rëndësi vendimtare që restrikcionet që do të ndërmerren të jenë mirë të menduara në mënyrë që të mund të garantojnë mbrojtje të shëndetit publik dhe tejkalim të shpejtë të krizës shëndetësore”, thuhet në komunikatën e Komitetit të Helsinkit.

Të nxitur nga një pjesë e propozimeve që këto ditë dërgohen në Qeveri, e që paraqesin çrregullim serioz dhe joproporcional të të drejtave dhe lirive të njeriut, Komiteti i Helsinkit apelon që gjatë miratimit dhe ndërmarrjes së masave të veprohet me vëmendje përkatëse.

“Propozimet për emërim publik obligativ të personave të cilët janë në vetë-izolim dhe për publikim të rajoneve të Shkupit në të cilat janë detektuar raste, janë joproporcionalisht invazive dhe zërësisht e shkelin privatësinë e personave të prekur gjatë kësaj duke krijuar stigmë ndaj personave potencialisht të sëmurë”, sugjerojnë nga Komiteti i Helsinkut.

Ata theksojnë se koncepti për urgjencë është i bazuar në idenë për dukuri të papritur dhe befasuese, sikur situata momentale me KOVID-19, efektet e të cilës shpiejnë në ndërmarrje të përgjigjeve të pazakonshme juridike dhe politike. Pikërisht për atë, reaksionit duhet të jetë efikas dhe masat të iclat ndërmerren duhet në mënyrë përkatëse të jenë të targetuara për t’i dhënë rezultatet e dëshiruara. Kjo është krejtësisht në kundërshtim me autobusët e stërmbushur të NQP Shkup dhe punën në fabrika ku, në një turn dhe hapësirë të vogël, detyrat e punës i kryejnë disa qindra persona.

“Masat duhet të ndërmerren rreptësisht në pajtim me kërkesat që i imponon situata. Në pajtim me standardet vendase dhe ndërkombëtare, limitimi i të drejtave dhe lirive në asnjë moment nuk guxon të jetë në bazë diskriminuese mbi gjininë, racën, ngjyrën e lëkurës, gjuhën, konfesionin, origjinën nacionale ose sociale, pozitën pronësore ose shoqërore”, theksojnë nga Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button