Covid-19 në Spanjë, Lionel Mesi dhe shokët e skuadrës dhurojnë një pjesë të pagës

Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës janë gati të heqin dorë nga një pjesë e rrogës së tyre te Barcelona. 

Skuadra e parë blaugrana dhe klubi kanë arritur një marrëveshje në këtë moment të vështirë për shkak të situatës nga koronavirusi në Spanjë.

Sipas “Sport”, futbollistët e Barcelonës si Messi, Busquets, Sergi Roberto dhe Piqué kanë rënë dakord për uljen e rrogës së tyre.

Duke qëndruar në atë që raporton e përditshmja katalanase, për momentin kjo masë është vetëm për ekipin e parë.

Spanja është vendi i dytë më i prekur në Evropë nga Covid-19 pas Italisë.

Deri më tani janë shënuar 1,756 viktima dhe 28,572 të infektuar nga Covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button