Nëpër banka ruajmë 6,6 miliardë euro, ndërsa përdorim kredi prej 5,5 miliardë euro

Në pritje të përgjigjes për pyetjen se për çfarë hapa do të vendosin bankat për amortizim të efekteve nga paraqitja e koronavirusit mbi buxhetet familjare dhe punën e kompanive të dhënat e Bankës popullore zbulojnë se në çfarë kondicionim gjendet sektori monetar në vend, transmeton Meta.mk.

Bankat e vendit me fund të shkurtit këtë vit kanë pasur depozita totale prej 6,6 miliardë euro dhe kanë dhënë kredi prej 5,5 miliardë euro. Fitimi i përgjithshëm i bankave nga tatimi në vitin e kaluar ka qenë 108 milionë euro.

Nga Banka Popullore informojnë se depozitat e përgjithshme në shkurt, janë zmadhuar për 0,2 përqind në nivel mujor dhe shpjegohen me rritjen e depozitave të sektorit “ekonomi shtëpiake”, gjatë rënies së realizuar të depozitave të sektorit korporativ. Rritja vjetore e depozitave të përgjithshme është 8,3%, si rezultat i rritjes së depozitave në dy sektorët, me pjesëmarrje më të theksuar në rritjen e sektorit “ekonomi familjare” (pjesëmarrje prej 70,3%).

Kreditë e përgjithshme, në shkurt, shënojnë rritje mujore dhe vjetore prej 0,6 % dhe 6,9%, përkatësisht. Ndryshimet me tendencë të rritjes  në nivel mujor dhe vjetor janë nën ndikim të kreditimit të zmadhuar në dy sektorët, që është më e theksuar në sektorin “ekonomi familjare”.

Për t’iu mundësuar punë më fleksibile bankave në kushtet e sapokrijuara Banka Popullore miratoi ndryshime rregullatore me të cilat bankave dhe kursimoreve u jepet hapësirë që shfrytëzuesve të kredive – persona fizikë dhe juridikë, t’u ofrojnë kushte më të volitshme kontraktuese për kreditë ekzistuese, të cilët para 29 shkurtit 2020 nuk kanë pasur problem me pagesën, përkatësisht kreditë e tyre nuk janë klasifikuar si jofunksionale, ndërsa në periudhën e ardhshme mund të përballen me vështirësi reale në përmbushjen e obligimeve të tyre.

“Më konkretisht, ndryshimet kanë të bëjnë me fleksibilitet më të madh të bankave dhe kursimoreve gjatë ndryshimit të kushteve kontraktuese për pagesë në favor të klientëve, varësisht nga nevoja dhe aftësia financiare e secilit shfrytëzues krediti. Kushtet më të volitshme mund të jenë prolongim i përkohshëm i obligimit për pagesë (grejs-periudhë), prolongim i afatit të maturimit, shkallë më e ulët e interesit, aprovim i kredive më të volitshme për mbyllje të atyre ekzistuese dhe ngjashëm., me çka do të ishte mundësuar zvogëlim i ngarkesës rrjedhëse së qytetarëve dhe kompanive në ballafaqimin me pasojat negative nga pandemia”, kanë informuar nga banka.

Për momentin, asnjë bankë nuk ka publikuar ndryshime në regjimin e punës në pajtim me rregullat e reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button