Testohet kancelarja Merkel për COVID-19

Është zëdhënësi i qeverisë që bëri me dije një lajm të tillë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel rezultoi negative në testin e parë të COVID-19, transmeton OraNews.

Por pavarësisht kësaj, Merkel duhet t’i nënshtrohet edhe disa testeve të tjera përpara se të dalin rezultatet përfundimtare.

Kujtojmë që pak ditë më parë, ajo u vetëkarantinua pasi kishte rënë në kontakt me një mjek të infektuar.

Merkel kishte dalë për të bërë pazaret e fundjavës dhe në mbrëmje mbajti edhe një konferencë por më pas u informua se kishte pasur kontakte me doktorin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button