Edhe dy raste me koronavirus, shkon në 35 bilanci i të infektuarve në Kosovë

Sot me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK  janë konfirmuar edhe dy raste të tjera me Koronavirus në Kosovë, transmeton KlanKosova.

Me metodën RT-PCR, janë testuar njëzet (20) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive.

Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button