RMV, Ushtria do të sigurojë Qeverinë dhe objektet e tjera të rëndësishme

Pjesëtarët e Ushtrisë Policore të Maqedonisë së Veriut, prej sot do t’i ruajnë objektet që kanë rëndësi vitale, në mesin e të cilëve edhe Qeverinë, Kuvendin dhe burgjet e Shkupit, njofton Portalb.mk.

Ministria e Mbrojtjes informoi se po bëhet riorganizimi i sigurimit të rezidencës së presidentit me sigurim ushtarak.

Pjesëtarët e armatës gjatë sigurimit të objekteve do të mbajnë uniformat ushtarake dhe armatimin personal të formacionit.

“Sigurimi i këtyre objekteve bëhet në koordinim të plotë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa është në bazë të urdhëresës së Qeverisë për konfirmim të detyrave të Armatës në periudhën sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme. Në këtë mënyrë, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata ndërmarrin një pjesë të obligimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mundësojnë që forcat policore të fokusojnë kapacitetet e tyre drejt detyrave, qëllimi kryesor i të cilave është respektimi i masave të vendosura qeveritare për parandalim të përhapjes së virusit korona”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Maqedonia e Veriut më 18 mars shpalli gjendje të jashtëzakonshme, me qëllim të parandalimit të mëtejmë të virusit korona, ndërsa prej mbrëmë, ka filluar edhe zbatimi i orës policore, e cila momentalisht është caktuar të jetë në periudhën prej orës 21 deri në 06 të ditës së nesërme. Numri i të infektuarve momentalisht është 136 persona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button