fbpx

Ja ku gjenden pikat e testimit për virusin korona në Tetovë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Arsllani në konferencë për shtyp informoi se rajoni i Tetovës ka disa pika për testim të virusit korona, të cilat janë të shpërndara në Zhelinë, Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Reçicë të Madhe, njofton Portalb.mk.

“Të gjitha këto funksionojnë në dy ndërrime. Marrin anketë epidemiologjike dhe janë këto vende për të evituar kontaktet e shumta”, tha Arsllani.

Ai shtoi se në këtë vend po punohet me qasje intersektoriale dhe kanë kontakte të vazhdueshme me institucionet për të marrë masat përkatëse.

“Jemi në vazhdimësi në komunikim si me drejtorin e qendrës për shëndet publik, ashtu edhe me drejtorin e spitalit, drejtorin e Qendrës së Shëndetit Publik, me infektologët dhe epidemiologët të vendit dhe janë marrë të gjitha masat atje duke e respektuar protokollin dhe si duhet ndjekur algoritmin në këtë situatë. Punohet me qasje intersketoriale nga të gjitha institucionet e vendit. Ka shtretër të mjaftueshëm, ka respiratorë, por objekti ka oksigjenim qendror dhe të gjitha rastet urgjente në këtë qytet po trajtohen”, tha Arsllani.

  • Kontakti në rast se ndjeni simptoma të virusit korona: 075240464

Ndryshe, në lidhje me përballjen me situatën me virusin korona në Tetovë ka reaguar edhe PDSH. Arben Demiri tha se Spitali i Tetovës dhe Gostivarit nuk janë të pa përgatitur lidhur me koronavirusin.

Deri më tani në Tetovë nuk ka asnjë rast të infektuar me virusin korona. Sipas Statistikave, në Tetovë ka 158 persona të vetëizoluar dhe 17 janë nën mbikëqyrje. Në mbarë Maqedoninë e Veriut gjithsej janë infektuar gjithsej 136 persona, ndërkaq ka dhe dy të vdekur.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close