Arben Demiri nga PDSH: Spitali i Tetovës dhe Gostivarit të pa përgatitur lidhur me koronavirusin

Arben Demiri nga PDSH-ja nëpërmjet një konference për shtyp, në lidhje me epideminë e virusit korona në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se bazuar ne deklaratën e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës kanë arsye serioze qe t’i drejtohen opinionit dhe njëkohësisht drejtorit të Spitalit Klinik t’i shtrojnë disa pyetje të rëndësishme në këte kohë të krizës, njofton Portalb.mk.

– Në kuadër të Universitetit të Tetovës funksionon Fakulteti i Mjekësisë që procesin arsimor dhe praktik e zhvillon në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndët adekuate si Epidemiologjise dhe të Sëmundjeve Infektive. Duam të dimë emrat e profesorëve dhe ekspertëve të kyçur në parandalimin dhe shërimin e personave eventual të prekur me këtë epidemi.

– Kush është në shtabin e emergjencës dhe profili i tyre profesional për ballafaqim me këtë epidemi dhe ku e ka qendrën ky shtab?

– Sa shtretër keni vendosur në dispozicion të të prekurve eventual me COVID-19?

– Sa shtretër për përkujdes intensiv janë në dispozicion për të prekurit eventual nga kjo epidemi?

Sa respiratorë për frymëmarrje të drejtuar ka Spitali Klinik i Tetovës që mund të vihen në shërbim te pacientëve në rast nevoje. Në bazë të informatave që disponojmë Spitali i Tetovës ka vetëm 1 respirator edhe atë në repartin e kardiologjisë intervente i cili është i nevojshëm për pacientë me raste kardiologjike.

– A i vërteton drejtori i Spitalit Klinik te Tetovës shifrat të cilat i dha zëvendësministri i Shëndetësisë për Tetovën dhe Gostivarin në konferencën e mbrëmshme për shtyp në Qeveri?

– A është bërë ndonjë test eventual në Tetovë dhe rrethinë për pacientë të dyshuar apo në izolim të detyruar?

– A është i përgatitur Spitali Klinik i Tetovës të përballojë situatën serioze apo të fluksit të rritur të pacientëve eventual?

– Sa është numri i Epidemiologeve dhe Infektologëve në Spitalin e Tetovës dhe a është i trajnuar personeli i mesëm mjekësor në trajtimin e pacienteve në rast të epidemisë si kjo situata aktuale?

– A ka Spitali i Tetovës pajisje të nevojshme dhe mjete mbrojtëse speciale për personelin mjekësor për punë në raste të epidemisë, duke lënë anash ashtu si deklaroi drejtori i spitalit maskat, dorezat dhe kapelat kur dihet se këta janë masa mbrojtëse rutinore të cilët i përdorin personeli mjekësor dhe kur nuk ka epidemi?

– Spitali Klinik i Tetovës a i ka kërkuar mjete financiare, pajisje dhe aparate mjekësore qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të përballuar ndonjë përshkallëzim eventual të situatës?

– Sa mjete, pajisje dhe financa ka ndarë Spitali Klinik i Tetovës për ballafaqim me këtë epidemi?

Te gjitha këto pyetje, tha Demiri, janë në interes publik duke shprehur brengosjen e tyre në lidhje me përgatitjen dhe gatishmërinë në aspekt profesional dhe pajisjen e Spitalit Klinik të Tetovës në rast të eskalimit të situatës dhe fluksin e mundshëm të të infektuarve në Tetovë dhe rrethin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button