Çfarë ndodh nëse një i sëmurë me astmë preket nga virusi korona?

Njerëzit me astmë janë mësuar me ftohjet sezonale dhe me gripin, që përkeqësojnë gjendjen e tyre dhe shkaktojnë kollitje. Meqë virusi korona sulmon sistemin e frymëmarrjes, të prekurit nga astma tani po pyesin nëse virusi është diçka që i rrezikon edhe më shumë, shkruan revista Class, përcjell Portalb.mk.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), nëse keni astmë, mund të jeni më të prekshëm nga virusi. Njerëzit me astmë marrin infeksione në rrugët e frymëmarrjes që mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me virusin korona.

Por, nuk ka asnjë provë përfundimtare që të vërtetojë se dikush me astmë është shumë i rrezikuar ndaj COVID-19.

Megjithatë, këshillohet akoma që të sëmurët nga astma të bëjnë kujdes shtesë, jo vetëm kur bëhet fjalë për virusin korona, por edhe kur përhapet ndonjë sëmundje e frymëmarrjes.

Shumica e njerëzve që infektohen me virus korona vuajnë vetëm efekte të buta dhe ka të ngjarë të bëhen mirë në të ardhmen. Por, për një përqindje të vogël të popullsisë që vuan nga probleme themelore shëndetësore, ai mund të jetë vdekjeprurës.

Kërcënimi më i madh është për ata me sistem imunitar më të dobët dhe sëmundje afatgjata ose kronike. Edhe nëse një i sëmurë nga astma nuk rezulton pozitiv ndaj virusit korona, viruset e frymëmarrjes mund të shkaktojnë simptoma, të cilat mund të çojnë në një sulm astme.

A duhet të izolohem nëse kam astmë?

Është rekomanduar që personat me astmë të shmangin ndërveprimet e panevojshme.

Ky është etiketuar si ‘distancim shoqëror’, i cili është vendosur për të ulur përhapjen e virusit. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha në konferencën e tij për shtyp të dielën se njerëzit e cenueshëm, përfshirë ata me kushte të rënda shëndetësore, duhet të izolohen për 12 javë.

Personat që vuajnë nga astma duhet:

  1. Të shmangin ndërveprimet me njerëzit e tjerë, përfshirë grupet e mëdha, shtrëngimin e duarve, përqafimet, udhëtimet e panevojshme, veçanërisht me transport publik.
  2. Të shmangin ambientet publike, si baret, restorantet, kinematë.
  3. Kur është e mundur, të punojnë nga shtëpia.
  4. Nëse vetizolimi nuk është i mundur, duhet të mbani sa më pak kontakte me të tjerët.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button