fbpx

‘Ballistët’ kremtojnë 20 vjetorin e themelimit

Nesër skuadra futbollistike e Shkëndisë  nga Tetova, më konkretisht fansat e saj të cilët në opinion janë të njohur me nofkën BALLISTËT, do të kremtojnë një jubile të rrallë, 20 vjetorin e themelimit.

Me këtë rast, në qytetin Rrëzë Sharrit, për nder të këtij aktiviteti do të mbahen manifestime të shumta të cilat i kanë organizuar tifozët më të flaktë të Shkëndisë.

Në Pallatin e Kulturës në Tetovë me fillim në ora 19.00 do të mbahet një akademi solemne ku do të flasin mysafirë dhe emra më eminent të cilët kanë përkrahur gjithnjë “Ballistët”.

Servisi i dytë publik në gjuhën shqipe, ka përgatitur një dokumentar njëorësh i cili do të emetohet enkas për këtë ditë si dhuratë për tifozët. Emisioni në fjalë është një sublim gazetaresk për të gjitha periudhat të cilat i kanë kaluar fansat e Shkëndisë gjatë dy dekadave aq sa ekziston ky grup besnik i tifozëve të Shkëndisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button