RMV, MPPS: Këto janë rekomandimet konkrete për organizim të punës së kompanive, respektoni!

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, doli sot me një komunikatë, nëpërmjet së cilës u bën thirrje kompanive që t’u përmbahen rekomandimeve për organizim të punës. Nga kjo ministri thanë se, qëllimi i qeverisë dhe ekonomisë është që në kushte kur zbatohen masa dhe aktivitete për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së virusit korona, njëkohësisht të organizohet puna e kompanive, për ballafaqim sa më efikas me pasojat negative, njofton Portalb.mk.

Sipas rekomandimeve të ministrisë, organizimi i procesit duhet të bëhet në atë mënyrë që:

  • Në repartet ku realizohet procesi i prodhimtarisë në mënyrë të pandërprerë, të kufizohet numri i të punësuarve në atë masë punëtorët të jenë në distancë prej 1,5 deri në 2m;
  • Në vetë repartin të sigurohen mjete për dezinfektim të duarve dhe hapësirave të punës;
  • Gjatë kohës së orarit të puëns, të respektohen masat e përgjithshme të rekomanduara për nivel më të larë të higjienës personale dhe të përgjithshme;
  • Të ajrosen sa më shpesh hapësirat e punës, përkatësisht më shumë herë gjatë ditës dhe nëse ajo është e mundur;
  • Njëherë në javë të bëhet dezinfektim i të gjithë hapësirave të punës nga person i autorizuar për atë punë, veçanërisht në reparte;
  • Në rast të kontaktit të drejtpërdrejt me rast pozitiv të virusit korona të vërtetuar në laboratori, personi menjëherë të izolohet dhe të paraqitet në qendrën kompetente për shëndet publik.

Po ashtu, nga kjo ministri bënë të ditur se, inspektorët janë në terren dhe do të ndjekin respektimin e rekomandimeve.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë informoi sot e në 24 orët e kaluara janë regjistruar edhe 22 raste të virusit korona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 136.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

LEXO: Sugareski: Nëse është e domosdoshme do të ndalohet transporti i njerëzve mes qyteteve dhe fshatrave

LEXO: Janë formuar ekipe mobile të Kryqit të Kuq për furnizimin e produkteve të nevojshme për personat në vetëizolim

LEXO: RMV, në “Ibis stajl” janë akomoduar 59 persona në izolim

LEXO: RMV, antibiotiku që përdoret kundër virusit korona “Sumamed” do të jepet vetëm me recetë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button