Sugareski: Nëse është e domosdoshme do të ndalohet transporti i njerëzve mes qyteteve dhe fshatrave

Nëse është e nevojshme, transporti i njerëzve midis qyteteve dhe fshatrave do të ndalohet, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

“Qeveria ka miratuar masë për ulje në 50 për qind të numrit të udhëtarëve në transportin ndërurban dhe udhëtarët së paku dy metra të mbajnë distancë nga njëri-tjetri. Sipas rekomandimeve të Shtabit të krizës, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria nëse konsiderohet se është e domosdoshme të ndalohet transporti i njerëzve midis qyteteve dhe fshatrave dhe kjo masë do të miratohet në mënyrë plotësuese”, tha Sugareski në përgjigjen në pyetjen e gazetarëve në një konference për shtyp në Qeveri.

Ai theksoi se për momentin konform rekomandimeve në fuqi është vetëm rekomandimi për ulje serioze të numrit të udhëtarëve në transportin ndërurban.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button