RMV, në “Ibis stajl” janë akomoduar 59 persona në izolim

Në hotelin “Ibis Stajl” (ish- Virgjëresha e Vogël – Sistina) dje në mbrëmje janë pranuar 59 personat e parë që hynë në vend nga Deve Bair dhe nga Kosova dhe duhet të jenë në izolim, gjegjësisht në karantinë. Katër prej tyre kanë pasur temperaturë dhe janë dërguar menjëherë për kontrollim për Kovid 19 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Në hotel, siç informojnë nga “Axhibadem Sistina”, janë edhe gjashtë policë, të cilët e sigurojnë lokacionin dhe 16 punëtorë që punojnë në turne. Për punonjësit është siguruar pajisje mbrojtëse nga Spitali klinik “Axhibadem Sistina”, transmeton MIA.

“Dhomat në hotel janë të pajisura plotësisht sipas kërkesave për përkujdesje të qytetarëve që duhet të jenë në izolim. Spitali klinik “Axhibadem Sistina” gjithashtu siguron edhe personel mjekësor, mbështetje dhe pajisje. Për personat do të sigurohet edhe ushqim. Përveç kontrollit të rregullt të pacientëve, për raste urgjente mjekët e “Axhibadem Sistina” do të jenë plotësisht në dispozicion dhe do të vijnë në thirrje, thonë nga “Axhibadem Sistina”.

Personat me simptoma të Kovid 19, do të transferohen me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

“Ibis Stajl” është kapacite privat të cilin në dispozicion të shtetit e kanë lënë “Orka Holding” dhe “Axhibadem Sistina”. Dy hotelet “Ibis Shkupi” – “Ibis Qendra” dhe “Ibis Stajl” kanë kapacitet prej 214 shtretërve, 51 prej të cilëve në dhoma dyshe, 101 në dhoma teke dhe tre dhoma janë për persona me aftësi të kufizuara. Hotelet gjithashtu kanë edhe gjashtë dhoma familjare.

“Këto kapacitete janë vënë në dispozicion pa kushte paraprake, por megjithatë e falënderojmë për bashkëpunimin me shtabin qeveritar të krizës dhe njoftojmë se të gjitha tre vaktet për personat e izoluar sigurohen nga shteti në vlerë prej 600 denarëve për person. Të gjitha shpenzimet e tjera për akomodim, të punësuarit dhe personelin  mjekësor i mbulon “Orka Holding” dhe “Axhibadem Sistina”, thonë nga “Axhibadem Sistina”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button