Draft konkluzione të BE-së: Fillim i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Është publikuar draft konkluzioni i fundit i Këshillit të BE-së i cili duhet të miratohet nesër: BE-ja vendos të fillojë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Teksti i konkluzioneve, të cilat mund të pësojnë ndryshime të vogla pas takimit të ministrave që do të mbahet nesër, qëndron “pasi e shqyrtoi raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut nga 2 marsi i vitit 2020, Këshilli e përshëndeti atë që vendi tregoi vendosmëri në progresin e agjendës së BE-së dhe reflektoi rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme”, shkruan MIA.

“Duke pasur parasysh progresin e realizuar dhe përmbushjen e kushteve të vendosura njëzëri nga Këshilli në qershor të vitit 2018, Këshilli vendos që të hapë negociata me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në tekst.

Vendimi duhet të konfirmohet politikisht në Këshillin Evropian të enjten.

Draft konkluzion parasheh Konferenca e parë Ndërqeveritare të mbahet “sa më shpejtë që është e mundur”, pa datë konkrete për momentin.

Këshilli shënoi se Komisioni Evropian do ta fillojë menjëherë punën përgatitore, që nënkupton vendosjen në kornizën e negociatave.

Shqipëria, nga ana e saj, ka konkluzion të ngjashëm, por me disa kushte më shumë për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare. 

Ministrat nesër sipas gjitha gjasave do të mbajnë video konferencë për shkak të pandemisë së Kovid-19, proceduralisht kjo mund ta ngadalësojë sjelljen përfundimtare të vendimit.

Rojters: BE-ja do të fillojë bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë këtë javë

Agjencia Rojters duke iu referuar burimeve të saj shkruan se në projekt konkluzionin e fundit është marrë vendim për fillim të bisedimeve për anëtarësim të Shkupit dhe Tiranës.

“BE-ja do të fillojë negociata aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas projekt-vendimit unanim të 27-të vendeve-anëtare dhe duhet të finalizohet këtë javë”, shkruan Rojters.

Siç njoftoi MIA javën e kaluar, takimi i fundit në nivel të ambasadorëve ka dhënë rezultate pozitive, por kishte mbetur kontesti i pazgjidhur midis Greqisë dhe Shqipërisë

Diplomatët në Bruksel janë optimistë se ky kontekst mund të tejkalohet dhe se gjatë kësaj  jave mund të merret vendim pozitiv, edhe pse askush nuk dëshiron të nxitojë në përfundime derisa nuk zyrtarizohet vendimi.

Mbeten edhe të panjohurat procedurale, siç është formati i mbledhjes së ministrave të jashtëm nesër në Bruksel dhe procesi i aprovimit të vendimit, nëse kuptohet ky vendim është pozitiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button