Tanasoski: Importi dhe eksporti i mallrave i rregullt dhe pa kurrfarë pengesa

Importi dhe eksporti i mallrave në vend shkon në mënyrë të rregullt dhe pa kurrfarë pengesa, porositi sot drejtori i Drejtorisë doganore Gjoko Tanasoski.

“Importi dhe eksporti i mallrave nga vendi shkon në mënyrë të rregullt, rrjedha e mallrave është e rregullt dhe nuk ka kurrfarë pengesa. Çdo rritje e importit është e mirëseardhur për ne, por dua të informoj se kemi edhe rritje të eksportit tek industria konditore që është shumë mirë për ekonominë tonë”, ka thënë Tanasoski në përgjigjen e pyetjes së konferencës së sotme për shtyp në Qeveri.

Ai saktësoi se menjëherë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme edhe paraprakisht me vendosjen e masave restriktive, Drejtoria doganore së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave dhe Inspektoratin shtetëror të punës ka bërë analizë të importit të të gjitha produkteve të nevojshme për të cilat për një pjesë të caktua ka ndalesë për eksport, ndërsa në pjesën tjetër është i lejuar eksporti i lirë që të mos ketë dëm tek kompanitë, transmeton MIA.

Të dhënat nga analiza, siç thanë, kanë treguar se importi dhe eksporti shkojnë në mënyrë të rregullt dhe se kanë rrjedhë të rregullt të mallrave pa kurrfarë pengesa. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button