Prej sot, 5300 të punësuar në “Drekslmajer Maqedoni” janë në pushim të paguar kolektiv për shkak virusit korona

Prej sot, në dy javët e ardhshme, 5.300 të punësuar në “Drekslemajer Maqedoni” do të jenë në pushim të paguar kolektiv, kumtoi udhëheqësia e kompanisë gjermane e cila punon në vend, dhe prodhon pjesë për industrinë automobilistike, njofton Portalb.mk.

Ajo është njëra prej kompanive më të mëdha në vend. Fillimi i saktë i prodhimtarisë dhe punës varet nga gjendja me virusin korona, por edhe nga zhvillimi i ngjarjeve në industrinë automobilistike në botë, thonë nga kompania.

“Për shkak të gjendjes me virusin korona, të punësuarit në “Drekslmajer” prej sot dhe në dy javët në vazhdim janë në pushim të paguar kolektiv. Fabrika në këto dy javë do të punojë në minimum teknik, mirëmbajtje të makinerive dhe ngjashëm. Gjithsesi, shëndeti dhe siguria është në vend të parë, kështu që fillimi i saktë i prodhimtarisë dhe punës është në varësi prej asaj që do të ndodh në lidhje me shpërndarjen e virusit korona, por edhe nga zhvillimi i ngjarjeve në industrinë automobilistike dhe porositë që i marrim nga klientët tanë”, thonë në përgjigjen me shkruar nga udhëqësia e kompanisë që e ka selinë në Kavadar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button