Pse njerëzit thonë ‘JO’ në altar? Këto 9 arsye i bëjnë të heqin dorë në minutën e fundit

Burrat përpiqen t’i rezistojnë martesës, megjithëse ata përfitojnë më shumë. Rezulton se burrat nuk duan të martohen, sepse kanë frikë se gruaja e ardhshme do të fillojë t’u tregojë çfarë të bëjnë. Kjo mund të jetë një arsye e rëndësishme për të thënë “Jo”. Por ne jemi kuriozë të dimë pse dikush mund të vendosë të mos martohet në minutën e fundit, shkruan Class.

1. Presioni nga të dashurit tanë.

.

Është e trishtueshme, por ndonjëherë të afërmit tuaj janë shkaku i lindjes së dyshimeve në lidhje me martesën. Ajo është një ngjarje sa emocionuese, aq edhe stresuese dhe ju mund të doni të largoheni prej saj.

2. Një burrë mendon se e vetmja gjë që bashkëshortja do është dasma.

.

Një burrë rrëfeu se pas propozimit, gruaja e ardhshme e tij u fokusua shumë tek dasma. Ajo dëshironte një festë të madhe, ndërsa ai të kundërtën. Mosmarrëveshja e tyre ishte e madhe dhe në fund, u ndanë.

3. Të kuptosh se nuk je i/e lumtur me personin që do të martohesh edhe pse e doni njëri-tjetrin.

.

Jeni të dashuruar, por edhe në depresion. Një përdoruese e aplikacionit “Reddit” ndau me ne arsyet e largimit të saj. Ata ishin fejuar, por që në fillim vajza kishte menduar se ishte një gabim, sepse nuk ishte e lumtur me të. Vite më vonë, ata u bënë miq të mirë dhe ai gjeti dikë tjetër.

4. Të kuptoni se ky person nuk është për ju.

.

Një tjetër vajzë tregoi pse dhëndri hoqi dorë. Ai kalonte shumë kohë me ish-in. Pak më vonë, burri i tha se e kishte ndihmuar të kuptonte se ishte e mërzitshme dhe se nuk përshtateshin me njëri-tjetrin.

5. Sepse dikush bëhet kontrollues i sëmurë.

.

Ju mund të filloni të dëshironi të kontrolloni gjithçka, kështu që personi që keni në krah fillon të zbulojë një anë tjetër tuajën që mund të mos i pëlqejë.

6. Debati para ceremonisë.

.

Çdo çift mund të debatojë, por ndonjëherë arsyeja e debatit pak para ceremonisë është e re dhe njerëzit mund të sillen në një mënyrë të papritur. Dikush mund të bërtasë, një person tjetër thjesht mund të dëgjojë dhe dikush tjetër mund të largohet, sepse befas e kupton që mënyra se si ata zgjidhin problemet është drastike.

7. Të pranosh se kjo nuk është dashuri.

.

Pak para ceremonisë, disa njerëz reflektojnë dhe mund të kuptojnë se nuk janë të dashuruar.

8. Për shkak të pasigurisë.

.

Pasiguria mund t’ju krijojë 100 mendime në minutë dhe ju mund të hiqni dorë nga ky hap i madh.

9. Abuzimi emocional.

.

“Nëse nuk martohesh me mua, do t’i bëj diçka të keqe vetes.”; “Nuk mund të jetoj pa ty!” Dikush mund të përpiqet të provojë mashtrime apo manipulime pafund, që personi përballë tyre të jetë bashkëshorti/ja e ardhshme. Por kur dita e dasmës vjen, një person i manipuluar e kupton që ata thjesht nuk mund ta bëjnë këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button