(Video) Në Siberi, i ftohti shkon deri në – 57 gradë

Rusinë e ka goditur një prej dimrave më të tmerrshëm gjatë 70 viteve të fundit. Temperaturat kanë rënë edhe nën 50 gradë celsiusë, ndërsa mediat ruse lajmërojnë se nga ngrirja, jetën deri tani e kanë humbur 45 persona.

Dimër i tillë kaq i gjatë nuk mbahet mend në Rusi që nga viti 1938, ndërsa meteorologët theksojnë se temperaturat janë prej 10 deri në 15 gradë më të ulta se mesatarja për këtë periudhë të vitit. Në Siberi, janë matur edhe temperatura deri më – 57 gradë celsiusë, për shkak të cilës është ndërprerë mësimi në shkolla.

Në Moskë janë matur – 26, në Ural – 38, ndërsa në rajonin e Krashnorajska, -48 gradë. 
Në formë të ilustrimit, dimrin rus mund ta ndiqni si duket në videon në vazhdim. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button