Filipçe: Edhe mjekët amë do të vendosin se kush testohet për virusin korona, 136 të infektuar, 2 të vdekur

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të orës 15:00, informoi se prej sot janë hapur edhe dy qendra për testim të virusit korona në poliklinikat “Jane Sandanski” dhe në “Çento”, numri i përgjithshëm i qendrave për testim në shtet është 14, njofton Portalb.mk.

“Çdo qytetar duhet që të paraqitet te mjeku i tij dhe t’i tregojë simptomat. Algoritmi amë do të tregojë nëse është i nevojshëm testimi, gjegjësisht nëse rasti është urgjent. Nëse është urgjent, atëherë caktohet termin. Do të merren mostra dhe do të testohen në mënyrë përkatëse”, theksoi Filippe.

Ai shtoi se me Komisionin për Sëmundje Infektive ka diskutuar për ashpërsimin e masave, për grupin e rrezikuar, ata janë qytetarët mbi 65-vjeç dhe të rinjtë nën 18-vjeç. Edhe në seancën qeveritare do të diskutohet për të njëjtën.

Gjatë konferencës ministri sqaroi se si është përkeqësuar gjendja e pacientit të vdekur nga virusi korona.

“Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti i prekur nga virusi korona, një burrë 63 vjeçar, gjendja shëndetësore në mënyrë drastike menjëherë i është përkeqësuar. Ai më 17 mars është pranuar në Klinikë, por mbrëmë në orët e vona i është përkeqësuar gjendja, i është bërë reanimin, por për fat të keq pacienti ndërroi jetë. Nuk ka të dhëna se ka ndonjë komorbited”, tha Filipçe.

Ai shtoi se në ditënatën e kaluar ka 22 të pacientë të infektuar me virusin korona dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 136.

“Sot po bëhen gjashtë kontrolle të mostrave, ndërkaq 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, tha ministri.

Ky është rasti i dytë i vdekjes nga virusi korona në RMV. Dje ka ndërruar jetë një grua 57-vjeçare nga Kumanova.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në orën 11:00

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e kaluara janë regjistruar edhe 22 raste të virusit korona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 136, njofton Portalb.mk.

Rastet janë në qytetet: Shkup 15, Dibër 4, Kumanovë 2 dhe Ohër 1.

Ministria e Shëndetësisë paraprakisht informoi se mbrëmë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, ka ndërruar jetë një pacient nga virusi korona.

“Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçare nga Dibra, të cilit në mënyrë drastike i është përkeqësuar gjendja shëndetësore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti është hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive më 17 mars, pa temperaturë të lartë. Gjatë natës në mënyrë drastike është përkeqësuar gjendja e tij shëndetësuar, menjëherë është inkubuar, është vendosur në aparat respirator, por pas disa orëve pacienti ka ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button