Sela: Kriza ekonomike e shqiptarëve, faj i BDI-së

Deputeti i PDSH-së Zijadin Sela, në konferencë për shtyp reagoi kundër diskriminimit të shqiptarëve në buxhet dhe akuzon BDI-në që nuk mbron interesat shqiptare dhe mban qëndrime të njëjta me palën maqedonase.

“Për ne si PDSH është e pakuptimtë se si disa shqiptarë bëhen palë e pjesës maqedonase dhe paraqesin kinse problemin me buxhetin si problem i maqedonasve. Nuk është aspak e vërtetë, problemi i buxhetit shkon përtej 200 milion euro të cilët duhet të kontestohen. Problemi i buxhetit te shqiptarët është fakti se shqiptarët e mbushin buxhetin me mbi 30% dhe nga ana tjetër marrin në formë investimesh jo më tepër se 2 deri në 3%. Ndërsa me rebalanc buxhetin këto investime shkurtohen dhe përfundojnë në 0%. 

Mes tjerash, Zijadin Sela përmend edhe Tatrin e Tetovës i cili tashmë 5 vite mbetet vetëm në letër.

“Fakt për këtë është teatri në Tetovë që ka 5 vite që shkruhet në buxhet, nga ana tjetër asgjë hiç nuk realizohet. 5 buxhete me radhë nuk investohet asnjë qindarkë në zonat e banuara me shqiptarë dhe me shumicë shqiptarësh. I bëjmë thirrje BDI-së të shfrytëzojë legjitimitetin të cilin e ka marr prej popullit dhe të kontribojë që të ketë më shumë investime në zonat shqiptare”, u shpreh deputeti nga radhët e PDSH-së, Zijadin Sela. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button