Ora policore, Çulev: Janë arrestuar 18 persona, 74 janë paralajmëruar

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se do të kërkojë ashpërsim të masave për parandalimin e virusit korona. Ai tha se në natën e parë me orë policore në mënyrë të përgjithshme janë respektuar masat për lëvizje të kufizuar të qytetarëve, njofton Portalb.mk.

“Në Shtabin Koordinues në MPB kemi miratuar vendim për ashpërsim të masave. Nëse miratohen nga Qeveria, opinioni do të informohet”, tha ministri.

Ai sqaroi se janë arrestuar 18 persona të cilët nuk e kanë respektuar orën policore, ndërkaq 74 të tjerë janë paralajmëruar.

“Dy persona përveç që nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me vete kanë pasur edhe armë. Për shkelësit e masave janë dorëzuar 9 padi penale sipas nenit 206 të Kodit Penal. MPB ndërmerr aktivitete për konstatimin e elementeve për padi penale dhe për kryerësit e tjerë. Nëse konstatohet se shkelja e aktiviteteve nuk vepër penale, do të dorëzohen kallëzime kundërvajtëse.

Policia ka kontrolluar 618 persona me vendim të vëzhgimit shëndetësor dhe 7.307 persona me vendim për vetëizolim, informoi ministri. Janë kryer 322 kontrolle për izolim dhe 3.300 kontrolle për vetëizolim. Policia ka konstatuar se 22 persona nuk e kanë respektuar masën e izolimit.

‘Kemi person i cili ka pasur vëzhgim shëndetësor dhe nuk e ka respektuar, i njëjti është dërguar në karantinë shtetërore”, tha ministri,

Çulev , mbrëmë i ka vizituar punktet policore në territorin e Qytetit të Shkupit nëpërmjet të cilave është kontrolluar zbatimi i vendimit të Qeverisë me qëllim që të kufizohet lëvizja e qytetarëve.

Çulevi apeloi deri te të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për shëndetin e tyre dhe porositi se me mbështetje të përbashkët, mundemi të kontribuojmë në luftën kundër virusit korona, i cili është kërcënim për shëndetin dhe jetën e të gjithëve.

“Gjendja në terren është e qetë dhe pjesa më e madhe e qytetarëve e respektojnë vendimin e Qeverisë. Ministria i Punëve të Brendshme sonte do të veprojë në mënyrë preventive, gjegjësisht do t’i paralajmërojë qytetarët të cilët do ta shkelin orën policore, prej nesër zyrtarët policorë do të ndërmarrin masa për sanksionimin e qytetarëve nëse i shkelin rregullat”, tha mbrëmë Çulev.

Zyrtarëve policorë u ka bërë vizitë edhe kryeministri Oliver Spasovski, i cili apeloi deri te qytetarët që t’i respektojnë masat e Qeverisë.

“Shumë është e rëndësishme që të respektohen rregullat dhe restrikcionet edhe për lëvizje ditore. Përgjegjësia është e të gjithëve. Sa më me përgjegjësi sillemi, aq më mirë do të përballemi me situatën. Unë u bëj apel qytetarëve që të kenë përgjegjësi, të mbeten në shtëpi, të mos dalin pa nevojë të rëndësishme prej shtëpisë. I falënderoj punëtorët shëndetësor, policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe gazetarët. Të gjithë jemi në front të luftës për shëndet, për jetë të qytetarëve. Dëshiroj të jemi të bashkuar, t’i respektojmë vendimet e institucioneve, të mbahemi bashkë deh të mbetemi të shëndetshëm dhe ta fitojmë këtë luftë”, tha Spasovski.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button