1 deri 5 vite burg për vizatuesit e hartës së Shqipërisë etnike?

Prokurori publik sot në seancën e radhës ka  kërkuar dënimin e katër anëtarëve të Illyricum Libertas për nxitje të urrejtjes ndëretnike. Vizatuesve të cilët vitin e kaluar vizatuan hartën e  Shqipërisë së vitit 1912 në Tetovë sipas ligjit u kërcënohet 1 deri më 5 vite burg.

Ata sot para gjykatësit thanë dhe fjalën përfundimtare.

Kryetari i shoqatës deklaroi për Portalb se kjo akuzë është kundër kushtetutës të Maqedonisë dhe në të ka dorë politika.

“Besoj se ka akoma gjykatës të cilët e shikojnë vetëm ligjin dhe asgjë tjetër dhe besoj se ne do të shpallemi të pafajshëm. Akuza jonë është një politikë ditore që ka për qëllim ndërprerjen e aktiviteteve tona dhe ndoshta e dhe dënimin tonë “ tha Valon Kurtishi për Portalb. 

Vendimi përfundimtar për anëtarët e Illyricum Libertas do të merret me datë 26 dhjetor në seancën e radhës në gjykatë e cila fillon në ora 13 e 30 minuta.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button