(Video) Rastësi apo kurdisje e shortit të Champions League?

Të gjithë u përqendruan në supersfidat që rezervoi shorti i 1/8-ve në Ligën e Kampionëve dhe askush nuk e vuri re që shorti zyrtar ishte identik me atë që u hodh në prova. Natyrshëm lind pyetja: kjo ishte rastësi apo fiksim?  

Probabiliteti që të ndodhë një gjë e tillë është tepër i ulët, 0,00005 % ose 1 në 2 100 raste.

Në provën e shortit, që zakonisht bëhet para ceremonisë zyrtare, Stiv MekManaman, ish-mesfushori i kombëtares së  Anglisë, ka nxjerrë këto çifte: Valencia – PSG, Real Madrid – Mançester Junajtid, Milan – Barcelona, Shakhtar – Borusia Dortmund, Arsenal – Bajern Mynih, Porto – Malaga, Sëlltik – Juventus dhe Gallatasarai – Shalke.

Pak çaste më pas, kur shorti filloi edhe zyrtarisht, ndodhi befasia: ishin të njëjtat çifte sikurse në provë: Valencia – PSG, Real Madrid – Mançester Junajtid, Milan – Barcelona, Shakhtar – Borusia Dortmund, Arsenal – Bajern Mynih, Porto – Malaga, Sëlltik – Juventus dhe Gallatasarai – Shalke.

Në videon e mëposhtme është raportimi i gazetarit të “Sky Sport” për rezultatet e shortit provë. /portalb/

  

Lajme të ngjashme

Back to top button