Deskoska: Do të kërkoj miratimin e dekretit për heqjen e financimit politik të partive politike

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në profilin e saj në Fejsbuk shkroi se do të kërkojë që Qeveria të miratojë dekret për heqjen e financimit vjetor të partive politike.

“Si ministre e Drejtësisë në kompetencën e së cilës është Ligji për Financimin e Partive Politike do të propozoj dekret me fuqi ligjore me të cilin do të hiqet financimi vjetor i partive politike që duhet të paguhet këtë vit. Shpresoj se të gjitha partitë politike do ta mbështesin dekretin e propozuar. Solidariteti në vepër”, shkroi Deskoska në profilin e saj në Fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button