Shekerinska: Qeveria ka harxhuar 5 milionë euro për reklama gjatë vitit 2011

Qeveria e Maqedonisë ka dhënë 5 milionë euro në një ditë për reklama para zgjedhjeve parlamentare vitin e kaluar, ka akuzuar mbrëmë Radmila Shekerinska nga radhët e LSDM, duke paraqitur kështu fakte me numra marramendëse që ka shpenzuar Qeveria.

“Ja pse nuk kemi buxhet të votojmë, sepse i paguam dhe stërpaguam reklamat e juaja qe i vendoni në llogarinë e shtetit. Nuk e di si mund të keni dhënë 5 milionë euro për reklama para zgjedhjeve dhe 3.5 milionë euro borxh të ju kanë ngelur ne llogari”, është shprehur Shekerinska mbrëmë në Komisionin për financa dhe buxhet në mes natë duke numëruar shifra marramendëse qe qeveria e VMRO-DPMN-së dhe BDI-së kanë harxhuar deri më tani për reklama.

“A është normale të harxhohen gjithë këto para për reklama në një ditë? Mendoni që me të vërtetë këto 5 milionë euro u harxhuan në reklama? Edhe sikur Stiven Spilberg ta thirrni, shumë më pak do t’u kushtonin reklamat” ka thënë Shekerinska.

“ 4 milionë euro janë harxhuar për reklama për shtatzëni, për pastrim publik janë harxhuar 1.6 milionë euro. A i keni parë ndonjëherë këto reklama? Për mbeturinat në Kërçovë nuk kemi para por për reklama kemi? Dhe doni tani të na detyroni të votojmë për ketë buxhet prej 5 milionë euro për reklama për pastrim publik dhe mbeturina? Epo nuk mundet” është shprehur Shekerinska. /Shqipmedia

“Kampanja për vlera të mira? Përsëri janë harxhuar miliona. Cila vlera të mira i promovon qeveria? Nëse do punë të mirë, anëtarësohu në parti? Këto të mira? Reklama “Hulumtoje Maqedoninë” ka kushtuar 10 milionë euro, lufta kundër alkoolit 2 milionë euro. Si e luftoni alkoolizmin? Reklama kundër duhanit 2 milionë denarë ka kushtuar. Keni detyruar gjithë njerëzit të dalin jashtë të pinë cigare dhe të fitojnë bronkit. Përsëri janë shpenzuar para kundër duhanit 1.7 milionë euro, Hulumtoje Maqedoninë 8 milionë dhe 3 milionë tjera për reklama tjera” ka përfunduar Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Back to top button