Shekerinska: Armata do të përfshihet në mbështetje të institucioneve në luftën kundër Covid-19

“Armata do të përfshihet drejtpërdrejt në mbështetjen e të gjitha institucioneve shtetërore në ballafaqimin me pasojat e koronavirusit dhe do të jetë në ballë të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve kudo që të jetë e nevojshme”, tha Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska në konferencën për media, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Shekerinska deklaroi se në përputhje me Dekretin e lëshuar nga Qeveria, i jep armatës detyra në gjendje të jashtëzakonshme që të jetë plotësisht në mbështetje të autoriteteve të ndryshme shtetërore, veçanërisht policisë dhe u krijua një seli operative midis policisë dhe ushtrisë që përcakton saktësisht mënyrat me të cilat Armata do të ndihmojë policinë.

Sipas saj, fokusi kryesor në periudhën tjetër do të jetë në tre detyra.

“Detyra e parë është të marrim plotësisht kontrollin e vijës kufitare nga strukturat tona të policisë, domethënë nga policia kufitare. Kjo nuk do të thotë se ushtarët do të kontrollojnë vendkalimet tona kufitare. Policia do të vazhdojë të vendoset këtu, por e gjithë ‘linja e gjelbër’ e quajtur më parë në kufirin tonë do të kontrollohet dhe mbikëqyret nga personeli i ushtrisë për të parandaluar hyrjen dhe daljen e paligjshme nga kufiri”, tha Shekerinska.

Detyra e dytë e pjesëtarëve të Armatës do të jetë pjesëmarrja e përbashkët në ekipe të policisë së lëvizshme dhe të armatës që do të jenë në gjendje të kontrollojnë hyrjet dhe daljet nga vendbanimet, veçanërisht në zonat e krizës, por edhe pikat mobile të kontrollit dhe pikat e kontrollit në rajonet e angazhimit.

“Dhe detyra e tretë që Armatës i është dhënë në këtë periudhë është sigurimi fizik për objektet jetësore që deri më tani janë siguruar nga MPB-ja. Në hapin e parë do të thotë që Armata do të marrë përsipër sigurinë e objekteve siç janë Kuvendi i shtetit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe lokacionet e rëndësishme siç janë burgjet”, tha Shekerinska.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe njoftoi se sot në vend janë regjistruar 29 raste të reja të koronavirusit duke e çuar në 114 numrin e pacientëve të diagnostikuar me Covid-19.

Prej sot me vendim të qeverisë në të gjithë territorin e vendit nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit fillon zbatimi i orës policore.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski më 18 mars shpalli gjendje të jashtëzakonshme në territorin e gjithë vendit me qëllim për të lehtësuar luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button