Angellovska: Çdo vend pune ta ruajmë, asnjë qytetar të mos mbetet patë ardhura

Analizat nuk i drejtojmë drejt asaj sa vende pune do të humben, por në atë si çdo vend pune ta mbrojmë dhe ruajmë që asnjë qytetar të mos mbetet pa të ardhura. Në këtë drejtim është edhe vonesa e pagesave të kredive për qytetarët dhe kompanitë drejt bankave, ndërsa do të ndërmerren edhe disa masa të tjera për të ndaluar kohën këto dy muaj, për qytetarët nëse duhet të jetojnë me të ardhura më të ulëta, të mos kenë ngarkesë për shlyerje të borxheve, tha sot ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Angellovska vuri në dukje se të gjitha shpenzimet janë të kapshme për opinionin dhe mund të shihen në mënyrë elektronike në “financat e hapura” pasi transparenca atje është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë, transmeton MIA.

Plani më i ri, megjithatë, që e komunikoi se do të kërkohet hua deri te eurobonot prej 400 milionë eurove dhe gati 200 milionë euro nga FMN-ja dhe Banka Botërore u nda edhe nga zëvendësja e saj nga  VMRO-DPMNE-ja, Gordana Dimitrieska Kocoska.

“Transparenca në Ministri është prioriteti më i lartë. Për çdo hap të ardhshëm dhe mjete që mund të alokohen dhe shpenzohen, opinioni do të informohet. Zëvendësuesja ime do të mund ta  përcjellë shpenzimin e të gjithë përdoruesve të buxhetit, ka qasje në kasafortë, ndërsa kanë edhe  dhe të gjithë qytetarët, përmes mjetit “financa e hapur”. Në këto momente të gjithë duhet të jemi bashkë, të jemi të bashkuar dhe të veprojmë në interes të qytetarëve dhe shtetit”, tha Angellovska. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button