Pacientja e ndjerë nga Kumanova nuk ka qenë jashtë vendit, Filipçe tregoi për trajtimin mjekësor

Pasi që u shënua rasti i parë i vdekjes nga virusi korona, ministri i Shëndetësisë, në konferencën për shtyp të orës 20:00, e njoftoi opinionin me procesin e mjekimit dhe trajtimit të pacientes, njofton Portalb.mk.

“Kontrolli i parë i gruas së ndjesë është bërë më 16 mars, gruaja ka pasur temperaturë, ndërkaq në intervistën e parë është përgjigjur se nuk ka udhëtuar jashtë vendit dhe se nuk ka pasur kontakt me persona të cilët kanë udhëtuar prej jashtë vendit. Në herën e dytë ka ardhur bashkë me djalin, i cili tani është në transferuar në Klinikën Infektive, të dy me temperaturë dhe të njëjtët kanë thënë se nuk kanë udhëtuar jashtë vendit dhe nuk kanë pasur kontakt me persona që kanë udhëtuar prej jashtë vendit. Kanë pranuar terapi në spital ditor dhe pasi që nuk kanë pasur të kolla janë lëshuar në shtëpi. Më vonë, më 19 mars është konstatuar pneumoni dhe të dy janë transferuar në spital, janë marrë teste dy herë, të dyve më 19 mars, ndërkaq më 20 mars te gruaja testi sërish ka dalë negativ. Më 21 gjendja e gruas është përkeqësuar dhe janë bërë përpjekje për reanimim, por gjendja ka qenë e keqe dhe pacientja ka vdekur. Më vonë, nga materiali i marrë nga trupi i vdekur ka dalë se është pozitive me korona virus”, tha Filipçe.

Ai sqaroi se janë ritestuar edhe materialet e marra paraprakisht dhe të njëjtat prapë kanë dalë se janë negativ, për atë ai tha se edhe përvojat botërore tregojnë se testi nuk është 100% metodë e sigurt e konstatimit të virusit korona.

“Në konsultim me ekipin profesional do të shohim nëse do të bëjmë testime dhe izolime të personave që kanë qenë në kontakt me të ndjerën dhe djalin e saj”, tha Filipçe.

Ai njoftoi se organet kompetente në vendin tonë po shqyrtojnë përdorimin e kombinimit të plakenilit ose hidroklorikinës me azitromicinën si terapi kundër virusit korona.

“Ata janë të dhëna të fundit në lidhje me kombinimin e atyre dy ilaçeve kundër malarias dhe një antibiotiku. Ata tani te ne janë në fazë të përgatitjes së protokollit nga Fakulteti i farmacisë, nesër Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të shqyrton protokollin do të prezentohen studimet klinike dhe do të merret vendim. Ne e kemi antibiotikun. Formën e ilaçeve kundër malarias nuk e kemi. Kemi komunikuar për ta siguruar”, pohoi Filipçe.

Gjatë konferencës, ministri gjithashtu tha se nëse është e nevojshme do të kërkojnë që të angazhohen edhe mjekët e pensionuar për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve me virusin korona.

Konferenca për shtyp e orës 15:00

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencë për shtyp konfirmoi se në Maqedoninë e Veriut është shënuar viktima e parë nga virusi Korona, e cila është një grua nga Kumanova, ndërkaq deri në orën 12:00, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 114 njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për një grua 57-vjeçare nga Kumanova e cila ka ndërruar jetë mbrëmë vonë. Kur gruaja ka qenë e hospitalizuar në Kumanovë ka pasur simptoma të virusit korona dhe mjekët kanë marë mostra. Janë bërë dy teste, por që të dy kanë dalë negativ. Megjithatë, pasi ka pasur simptoma të virusit korona, mjekët kanë vazhduar ta trajtojnë si pacient të infektuar”, tha Filipçe.

Ministri sqaroi se pacientja ka ndërruar jetë pasi që gjendja menjëherë i është përkeqësuar.

“Pasi që i është përkeqësuar gjendja e saj që është tipike për rastet me virusin korona, mjekët kanë vendosur që pas vdekjes të marrin edhe një mostër dhe në këtë test ajo ka dalë pozitive”, tha Filipçe.

Përveç gruas, është hospitalizuar edhe një djalë 33-vjeçar.

Në qytete: Shkup (22), Shtip (3), Dibër(2), Kumanovë (1) dhe Ohër (1). Sipas vendbanimit, deri më tani me KOVID-19 janë regjistruar: Shkup (65), Dibër (36), Shtip (7), Kavadari (2), Ohër (2), Gostivar (1).
|
Në Kliniken për sëmundje infektive dhe febrile momentalisht janë të hospitalizuar 24 pacientë.
7 pacientët në kontinuitet gjenden në trajtim me oksigjen, 11 tashmë janë në gjendje stabile-gjendje të mirë shëndetësore.

Nesër, pas përmbushjes së 14 ditëve për përcaktimin e diagnozës të 6 pacientëve do të ju merret strishio-material për kontroll.

Nga këta 5 janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa te pacientja e cila kishte përkeqësime, gjendjen e saj akoma nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të jete në aparatin respirator.

Pacientët të cilët janë në shërim shtëpiak në vazhdimësi janë në kontakt me personelin e përcaktuar mjekësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button