SHBA, duartrokitje çdo mbrëmje në orën 20:00 për punonjësit e shëndetësisë

Në SHBA çdo mbrëmje në orën 20.00 ka filluar të mbahen duartrokitje në mbështetje të punonjësve të shëndetësisë që janë të detyruar të punojnë për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizatat e spitaleve dhe të mjekëve në SHBA, duke vënë në dukje se vazhdojnë punën e tyre në periudhën e Covid-19, nëpërmjet rrjeteve sociale u kanë bërë thirrje qytetarve të vendit që t’i mbështesin duke dalë në dritare dhe ballkone të duartrokasin çdo mbrëmje në orën 20.00.

Gjithashtu edhe në Twitter për të mbështetur këtë aktivitet është hapur hashtagu “#SOLIDARITYAT8” (solidaritet në orën 8). Pjesëmarrësit që morën pjesë në këtë aktivitet të mbajtur për herë të parë në pjesë të ndryshme të vendit, postuan nga llogaritë e tyre të mediave sociale pamjet në këtë hashtag.

Aktivitete të tilla janë zhvilluar edhe më parë në vende të tilla si Turqi, Itali, Spanjë dhe Francë.

Në Turqi duke filluar që nga mbrëmja e së enjtes, qytetarët çdo mbrëmje në orën 21:00 ofrojnë mbështetje për punonjësit e shëndetësisë duke duartrokitur. Në mesin e atyre që kanë kanë marrë pjesë në këto aktivitete për të njoftuar mbështetjen e tyre me duartrokitje për punonjësit e shëndetësisë ndodhen politikanë të ndryshëm kryesisht edhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button